Kurtishi: Rritja e rasteve të kancerit tek individët nën 50 vjeç, shqetësuese

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një prononcim për “Front Online” tregoi se mosha më e prekur është ajo ndërmjet 50-60 vjeç, ndërsa shqetësuese është rritja e rasteve të reja të kancerit tek individët nën 50 vjeç. “Mosha me e prekur janë 50-60 vjeç dhe ajo qe është me shqetësuese se kemi rritje te rasteve

Kurtishi: Rritja e rasteve të kancerit tek individët nën 50 vjeç, shqetësuese


Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një prononcim për “Front Online” tregoi se mosha më e prekur është ajo ndërmjet 50-60 vjeç, ndërsa shqetësuese është rritja e rasteve të reja të kancerit tek individët nën 50 vjeç.

“Mosha me e prekur janë 50-60 vjeç dhe ajo qe është me shqetësuese se kemi rritje te rasteve te reja me kancer te moshat ndër 50 vjeç. Si meshkujt dhe femrat janë përafërsisht në numër te barabartë të atakuar”, shpjegoi Kurtishi për “Front Online”.

Për vitin 2024, vetëm 3 raste janë referuar jashtë vendit.

“Referime jashtë vendit kanë qene vetëm 3 raste për vitin 2024 edhe atë me rekomandime nga klinika e neurokirurgjisë 2 raste dhe një nga klinika e pediatrisë”, potencoi ai.

Kurtishi shprehet se Klinika e Onkologjisë ka pasur disa vonesa në furnizim të barnave për shkak të operatorëve ekonomikë.

“Klinika është e furnizuar me barna nga Lista e Barnave Esenciale, përpos disa vonesave me furnizim me disa nga këto barna për arsye të operatoreve ekonomik, sipas informatave nga Barnatorja Qendrore e QKUK-se”, deklaroi ai.