Kusari Lila: Mospjesëmarrja e deputetëve në votim për Kryetar të Kuvendit konsiderohet shkelje
Mimoza Kusari Lila nga LVV ka thënë se mospjesmarrja në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit “konsiderohet shkelje” e Kushtetutës. Në Facebook ajo ka publikuar një pjesë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që sipas saj thotë se deputetët duhet të votojnë. “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se

Mimoza Kusari Lila nga LVV ka thënë se mospjesmarrja në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit “konsiderohet shkelje” e Kushtetutës.
Në Facebook ajo ka publikuar një pjesë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që sipas saj thotë se deputetët duhet të votojnë.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”, ka shkruar Kusari Lila
“Dje në pikën për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim. Mosvotimi sipas këtij Akgjykimi konsiderohet shkelje”, ka shtuar ajo.
Të shtunën Albulena Haxhiu është propozuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. Ajo ka dështuar të zgjedhjet kryeparlamentare në ë dy tentativa, ajo mori 57 vota.