Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Mijëra punonjës të qeverisë federale të SHBA-së janë shkarkuar nga puna brenda një muaji që nga marrja e pushtetit nga presidenti Donald Trump. Agjencia për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE), e drejtuar nga Elon Musk, dha urdhër për largimin e punonjësve të rinj dhe të vjetër, duke dhënë udhëzime për shërbimet shtetërore që të zvogëlojnë ndjeshëm [...]Read More...

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Mijëra punonjës të qeverisë federale të SHBA-së janë shkarkuar nga puna brenda një muaji që nga marrja e pushtetit nga presidenti Donald Trump.

Agjencia për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE), e drejtuar nga Elon Musk, dha urdhër për largimin e punonjësve të rinj dhe të vjetër, duke dhënë udhëzime për shërbimet shtetërore që të zvogëlojnë ndjeshëm forcën punëtore. Gjithashtu, ajo anuloi vendimin triliona dollarësh që qeveria federale i ka dhënë si grante.

Largimet nuk kanë prekur vetëm punonjësit në Uashington, ku punojnë rreth 20 për qind e forcës punëtore të qeverisë, por në të gjithë vendin.

Përafërsisht, qeveria e SHBA-së punëson rreth 2,4 milionë njerëz, dhe më shumë se 80 për qind e tyre jetojnë jashtë Uashingtonit.

Ende nuk ka një numër të saktë sesa njerëz janë shkarkuar.

Associated Press ka bërë një përmbledhje të fundit mbi agjencitë e prekura, bazuar në raportet e tyre, deklaratat e përfaqësuesve politikë dhe sindikatave.

“Largimet e vonuara” të punonjësve të federatës

Shtëpia e Bardhë u ka ofruar punonjësve të qeverisë federale që të largohen nga puna deri më 6 shkurt, por të paguhen për gjashtë muaj të tjerë. Një gjykatës ka bllokuar përkohësisht këtë program për shkak të ankesave të sindikatave se ai nuk është ligjor. Sipas të dhënave të Zyrës për Burimet Njerëzore (OPM), deri tani, 75 mijë punonjës të përhershëm të qeverisë e kanë pranuar këtë ofertë.

Largimi i punonjësve në perudhën e provës

Shërbimet shtetërore morën një urdhër që të largojnë punonjësit e përhershëm që ishin në periudhën e provës, zakonisht ata që kishin marrë punë të përhershme për një periudhë të caktuar, një apo dy vjet, dhe nuk gëzonin mbrojtje nga shkarkimi si punonjësit me kontratë të përhershme.

Përafërsisht, qindra mijëra punonjës janë prekur nga kjo masë.

Sekretariati për Çështjet e Veteranëve

Sekretariati për Çështjet e Veteranëve njoftoi më 13 shkurt se do të largojë më shumë se 1000 punonjës të përhershëm në periudhën e provës.

Sekretariati për Arsimin

Të paktën 39 persona janë shkarkuar nga ky sekretariat, sipas të dhënave nga sindikata që përfaqëson punonjësit e agjencisë. Instituti për Shërbime Arsimore, i cili monitoron zhvillimin e nxënësve amerikanë dhe është pjesë e sekretariatit, ka pësuar një zvogëlim të buxhetit prej 900 milionë dollarësh. Nuk është e qartë nëse ky institut mund të vazhdojë të ekzistojë. Të paktën 169 punonjës me kontratë janë largar më 10 shkurt.

Sekretariati për Energjinë

Qindra punonjës të përhershëm të qeverisë federale që punonin me armët bërthamore u shkarkuan më 13 shkurt, por u kthyen në punë disa orë më vonë, sipas dokumenteve që AP ka pasur në dorë.

Tre zyrtarë, të cilët kërkuan të mbeten anonimë për të shmangur pasoja, thanë se rreth 350 punonjës të Administratës Kombëtare për Sigurinë Bërthamore ishin prekur. Disa prej tyre nuk mundën as të hynin në email-in e tyre para se të merrnin vesh për shkarkimin e tyre.

Sekretariati për Shëndetin dhe Shërbimet Sociale

Mbi 5000 njerëz në periudhën e provës janë në rrezik të shkarkimit nga ky sekretariat. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se do të kenë nevojë të shkarkojnë një pjesë të forcës punëtore – rreth 1300 punonjës me kontratë të përkohshme, por ky numër ra në 700, sipas burimeve anonime nga CDC.

Punonjësit me kontratë të përkohshme janë larguar nga agjencitë për shëndetin publik, si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), Administrata e Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA), dhe Qendra e Shërbimeve të Medicare dhe Medicaid, por Sekretariati për Shëndetin ende nuk ka shpallur numrat përfundimtarë të shkarkimeve.

Sekretariati për Sigurinë e Brendshme

Nga ky sekretariat janë larguar 130 persona në periudhën e provës. Pjesë e kësaj është dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike, e cila mbikëqyr infrastrukturën kyçe – përfshirë edhe sistemin zgjedhor. Gjithashtu, është shkarkuar drejtori financiar i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) dhe tre punonjës të tjerë, për shkak të pagesave për shpërblimin e qytetit të New Yorkut për kostot e akomodimit të migrantëve në hotele.

Administrata Tatimore (IRS)

Administrata Tatimore do të largojë mijëra punonjës në periudhën e provës, në mes të sezonit të deklaratave të taksave në SHBA, thonë dy burime anonime për AP. Nuk dihet ende sa punonjës do të shkarkohen gjithsej, as kur do të ndodhi kjo.

Shërbimi për Parket Kombëtare

Afërsisht 1000 punonjës në periudhën e provës janë larguar nga ky shërbim. Kjo informacion nuk është shpallur publikisht, por është bërë e ditur nga demokratët në Kongres. Parket Kombëtare zakonisht shtojnë numrin e punonjësve gjatë sezonit të verës për shkak të fluksit të madh të turistëve. Përafërsisht 325 milionë vizitorë vizitojnë çdo vit parqe kombëtare, monumente historike dhe atraksione të tjera në SHBA.

Byroja për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Sekretariati për Bujqësinë

Kjo agjenci, e krijuar pas krizës financiare të vitit 2008, administrata aktuale i ka urdhëruar të ndërpresë të gjitha operacionet, duke e mbyllur efektivisht atë. Sekretarja e re për Bujqësinë, Brooke Rollins, tha se do ta mirëpriste “me duar të hapura” ftesën e Muskut për shkarkime dhe se ato do të ndodhin shumë shpejt.