Kush janë politikanët më të votuar në Kosovë ndër vite?

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Albin Kurti grumbulloi mbi 330 mijë vota. Kështu, ai u bë politikani më i votuar ndonjëherë, duke zëvendësuar Vjosa Osmanin. Në pesë nga gjashtë zgjedhjet e fundit parlamentare, Kurti ka qenë në treshen e kandidatëve më të votuar. Në zgjedhjet e fundit të nëntë shkurtit 2025, nuk janë shpallur […] The post Kush janë politikanët më të votuar në Kosovë ndër vite? appeared first on Albinfo.

Kush janë politikanët më të votuar në Kosovë ndër vite?

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Albin Kurti grumbulloi mbi 330 mijë vota. Kështu, ai u bë politikani më i votuar ndonjëherë, duke zëvendësuar Vjosa Osmanin.

Në pesë nga gjashtë zgjedhjet e fundit parlamentare, Kurti ka qenë në treshen e kandidatëve më të votuar.

Në zgjedhjet e fundit të nëntë shkurtit 2025, nuk janë shpallur ende rezultatet përfundimtare, megjithatë sipas të dhënave më të fundit, Albin Kurti është politikani më i votuar me 337.101 vota, pas tij është Glauk Konjufca me 263.775 vota. I treti është Bedri Hamza me 173.438 vota, pastaj Lumir Abdixhiku        me 146.352 vota dhe Faton Peci me 133.572 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2021 më e votuara është Vjosa Osmani me 300.756 vota, Glauk Konjufca 200.646 vota, Arben Vitia me 107.858 vota, Enver Hoxhaj me 100.468 vota dhe Donika Gërvalla me 71.722 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2019, më i votuari është Albin Kurti me 183.952 vota, Vjosa Osmani me 176.016 vota, Kadri Veseli me 145.881 vota, Ramush Haradinaj me 76.163 vota dhe Glauk Konjufca me 72.686 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2017 përsëri më i votuari ishte Albin Kurti 143.621 vota, Kadri Veseli 129.947 vota, Avdullah Hoti 115.693 vota, Ramush Haradinaj 102.127 vota dhe Shpend Ahmeti 76.017 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2014 më së shumti vota kishte Hashim Thaçi 166.422 vota, Isa Mustafa 121.059 vota, Albin Kurti me 63.602 vota, Kadri Veseli          54.872 vota dhe Ramush Haradinaj 50.388 vota.

E në zgjedhjet e vitit 2010 më së shumti vota kishte Hashim Thaçi 160.850 vota, Isa Mustafa 130.213 vota, Fatmir Limaj 75.689 vota, Albin Kurti 58.467 vota, Ramush Haradinaj 54.713 vota./REL

The post Kush janë politikanët më të votuar në Kosovë ndër vite? appeared first on Albinfo.