Ky është numri i personave e që votuesve në përfaqësitë diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejtë vote për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, kanë votuar 15.552 ose 73.56 përqind. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 32 përfaqësi diplomatike nëpër vende të ndryshme të botës, më së shumti kanë votuar në Konsullatën e Kosovës në […] The post Ky është numri i personave e që votuesve në përfaqësitë diplomatike appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejtë vote për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, kanë votuar 15.552 ose 73.56 përqind.
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 32 përfaqësi diplomatike nëpër vende të ndryshme të botës, më së shumti kanë votuar në Konsullatën e Kosovës në Mynih, me 1521 votues, e pasuar nga Konsullata në Dusseldorf me 1560. Kurse, në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, kanë votuar 1470 qytetarë, transmeton Albinfo.ch.
Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, janë të fundit në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.
Bashkatdhetarët patën të drejt të votojnë në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve.
Në SHBA, për shkak të dallimit të kohës lokale, u hapen vendvotimet të fundit, për t’u mbyllur kësisoj të fundit.
Ndërkaq, në Ambasadën në Washington të drejt vote patën 78 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq në Konsullatën në New-York, të drejt vote patën 619 bashkatdhetarë./Albinfo.ch/
The post Ky është numri i personave e që votuesve në përfaqësitë diplomatike appeared first on Albinfo.