Ky është polici që u plagos nga hajnat

Welcome to Kosova Today

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës. Polici është plagosur nga arma e zjarrit nga një person që kishte hyrë në shtëpinë e prifit për të vjedhur, bashkë me disa persona të tjerë. I plagosur ka mbetur polici Januz Veselaj nga fshati Gllarevë. Rastin e […]

Ky është polici që u plagos nga hajnat

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës.

Polici është plagosur nga arma e zjarrit nga një person që kishte hyrë në shtëpinë e prifit për të vjedhur, bashkë me disa persona të tjerë.

I plagosur ka mbetur polici Januz Veselaj nga fshati Gllarevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, zyrtari policor i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Zllakuqan Polici Januz Veselaj Gllarev Rastin Policis Rajonin Fadil Gashi Sipas Policia Zyrtari Emergjenc Spitalit Rajonal

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Zllakuqan Polici Januz Veselaj Gllarev Rastin Policis Rajonin Fadil Gashi Sipas Policia Zyrtari Emergjenc Spitalit Rajonal

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online