Ky është programi i autorëve shqiptarë në Sallonin e Librit, në Gjenevë

Gjatë tri ditëve, do të zhvillohet një aksion ku do të ekspozohen dhe do të lexohen dëshmitë e të mbijetuarve të gjenocidit të kryer në Kosovë The post Ky është programi i autorëve shqiptarë në Sallonin e Librit, në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Ky është programi i autorëve shqiptarë në Sallonin e Librit, në Gjenevë

Siç kemi shkruar tashmë,  duke filluar nga data 19 mars e deri më 23 mars, plot pesë ditë, në Palexpo të Gjenevës mbahet Salloni i Librit, i cili do të na mundësoj të njihemi me autorë të shumë vendeve.

Falë një programi të shkëlqyer, magjepsës dhe origjinal, për disa ditë do të na shoqërojë magjia e letërsisë dhe e krijimit.

Gjatë tri ditëve, të premten, të shtunën dhe të dielën, do të zhvillohet një aksion ku do të ekspozohen dhe do të lexohen dëshmitë e të mbijetuarve të gjenocidit të kryer në Kosovë. Ky aksion është mundësuar me ndihmën e “Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës”.

Gjithashtu, “në rend dite” do të jenë edhe dëshmitë e torturave që kanë pësuar shqiptarët gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, të zgjedhura lirisht nga botimet e ISKK-së nga Agron Tufa, bashkautor dhe ish-drejtor i “Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit” njofton Libraria shqiptare e mërgatës “Lize’s Bookstore”, e cila është e vetmja përfaqësuese këtë vit në këtë ngjarje ndërkombëtare që promovon autorë shqiptarë nga Ballkani dhe mërgata.

Në vijim njihuni me programin e Lize’s Bookstore, të prezantimit të autorëve shqiptarë

E premte 21/03

– Argjirë Krasniqi dhe Brixhita Deda me librin Within Prishtina Warchitecture 12h – 13h

– Enver Dugolli dhe përkthyesi i veprës së tij në gjuhën frënge Sébastien Gricourt me veprën Le cercle fermé des prisons – Massacre à Dubrava 19-24 mai 1999( libri do të jetë i pranishëm edhe në gjuhën shqipe ) 14h – 16h

– Rita Petro Lindur së prapthi 16h – 18h 

– Ilir Xheladini  Literaturë e të rinjve 18h – 20h

E shtunë  22/03

– Rita Petro Lindur së prapthi (dhe veprat e tjera të autores)11h – 13h

– Shemsi Makolli Les déesses profanées – Hyjneshat e përdhosura (aktivitet, shqip frengjisht )

13h – 14h

– Agron Tufa Njeriu buzë lumit 14h – 16h 

– Elvana Zaimi-Tufa Letër në nëntor 16h – 17h

– Tom Kuka I rënë nga qielli (dhe veprat e tjera të autorit) 17h – 19h

E diele  23/03

– Rita Petro Pako Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare, aktivitet për fëmijë dhe prindër 11h – 13h

– Edlira Dedja prezantim i librave të literaturës klasike përfëmijë, veprat e Bedri Dedjas 12h – 13h

– Enver Dugolli dhe përkthyesi Sébastien Gricourt Le cercle fermé des prisons – Massacre à Dubrava 19-24 mai 1999(activité bilingue ) 13h – 14h30

– Ag Apolloni Një fije shprese, një fije shkrepëse 15h – 17h

Të premten më 21 dhe të shtunën më 22 mars stenda e Librarisë shqiptare është e hapur nga ora 09 :30 deri në ora 20 :00 kurse të dielën më 23, kur është edhe dita e fundit të Sallonit të librit për sivjet, nga ora 09 :30  deri në ora 18 :00.

E diele 23/03 në mbrëmje

Tryezë e hapur miqësore me autorët shqiptarë dhe stafin e Lize’s Bookstore, 19 :00 deri në ora 22 :00  organizuar nga Mirishahe Limani Hiler (për më shumë informata kontaktoni në 079 607 46 74)

The post Ky është programi i autorëve shqiptarë në Sallonin e Librit, në Gjenevë appeared first on Albinfo.