Ky është rendi i ditës për seancën konstituive
Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. E përmes një komunikate media është bërë i ditur edhe rendi i ditës për këtë seancë, përcjell Klankosova.tv. Pika e parë është formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Rendi i ditës Formimi i Komisionit

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
E përmes një komunikate media është bërë i ditur edhe rendi i ditës për këtë seancë, përcjell Klankosova.tv.
Pika e parë është formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Rendi i ditës
Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, Betimi i deputetëve, Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.