Ky është vendimi për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin në Çubrel të Skenderajt, ku vdiqën tre persona. Lajmi për Klankosova.tv është konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate Hateme Haxhaj. Në këtë aksident ishin përfshirë një automjet civil dhe një automjet i policisë. Pos

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin në Çubrel të Skenderajt, ku vdiqën tre persona.
Lajmi për Klankosova.tv është konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate Hateme Haxhaj.
Në këtë aksident ishin përfshirë një automjet civil dhe një automjet i policisë.
Pos viktimave në këtë aksident ishin edhe pesë të lënduar, në mesin e tyre edhe katër zyrtarë policor.