Lajçak do të nis me punë të re, a do të largohet nga dialogu Prishtinë-Beograd?

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Lajçak do të nis me punë të re, a do të largohet nga dialogu Prishtinë-Beograd? appeare Miroslav Lajçak duket se do të jetë ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Zvicër nga 1 shtatori, duke e pasuar grekun Petros Mavromichalis, i cili do të rikthehet në Bruksel pas katër vitesh në këtë post, përcjell albinfo.ch. Mandati i Lajçak si përfaqësues special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfundon në vjeshtë. Shefi […] The post Lajçak do të nis me punë të re, a do të largohet nga dialogu Prishtinë-Beograd? appeared first on INA ONLINE.

Lajçak do të nis me punë të re,  a do të largohet nga dialogu Prishtinë-Beograd?

The post d first on INA ONLINE.Lajçak do të nis me punë të re, a do të largohet nga dialogu Prishtinë-Beograd? appeare

Miroslav Lajçak duket se do të jetë ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Zvicër nga 1 shtatori, duke e pasuar grekun Petros Mavromichalis, i cili do të rikthehet në Bruksel pas katër vitesh në këtë post, përcjell albinfo.ch.

Mandati i Lajçak si përfaqësues special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfundon në vjeshtë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell e kishte emëruar sllovakun në këtë detyrë jo të lehtë në vitin 2020.

Pas katër vitesh, rezultati nuk është pozitiv, pasi nga ai pritej të sillte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve ballkanike, por marrëdhëniet vetëm sa janë përkeqësuar, me tensionet që u përshkallëzuan deri në dhunë.

Nga Brukseli nuk kanë mohuar e as pohuar se Lajçak nga shtatori do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër, ashtu siç u raportua para pak ditësh. Peter Stano, zëdhënësi kryesor i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, i tha Gazetës Express para një jave se nuk komentojnë spekulimet në media, por tregoi se rotacioni i radhës i rregullt, i cili pritet të ndodhë në shtator, do të përfshijë shefat e delegacioneve dhe zëvendëskryetarët.

“Nuk ka asnjë ndryshim të afërt të kryetarëve në delegacionet tona në mbarë botën. Rotacioni i radhës i rregullt, që do të përfshijë shefat e delegacioneve dhe zëvendëskryetarët e delegacioneve, është planifikuar vetëm në gjashtë muaj, në shtator”, tha Stano në një përgjigje me shkrim.

Duke u zhvendosur në Bern, Miroslav Lajçak mund të gjejë një detyrë më të qetë.

Pas zgjedhjeve europiane që do të mbahen në qershor, do të vendoset edhe se kush do të jetë shefi i ri i diplomacisë europiane, i cili do ta pasojë Borrellin.

The post Lajçak do të nis me punë të re, a do të largohet nga dialogu Prishtinë-Beograd? appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Prishtin Beograd Miroslav Bashkimit Europian Petros Mavromichalis Bruksel Mandati Kosov Serbis Shefi Josep Borrell Brukseli Peter Stano Jashtme Politik Siguris Gazet Express Rotacioni Borrellin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Prishtin Beograd Miroslav Bashkimit Europian Petros Mavromichalis Bruksel Mandati Kosov Serbis Shefi Josep Borrell Brukseli Peter Stano Jashtme Politik Siguris Gazet Express Rotacioni Borrellin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online