Lansimi i shërbimit të ri të mbështetur nga europianët, Zyra e BE-së: Sot Kosova bëri një hap të madh në inovacionin digjital

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë thotë se vendi sot “bëri një hap të madh në inovacionin digjital” me lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës. “Sot, Kosova bëri një hap të madh në inovacionin digjital! Së bashku me Zyrën e Kryeministrit, BE-në, Qeverinë Gjermane dhe GIZ, Kosova

Lansimi i shërbimit të ri të mbështetur nga europianët, Zyra e BE-së: Sot Kosova bëri një hap të madh në inovacionin digjital

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë thotë se vendi sot “bëri një hap të madh në inovacionin digjital” me lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës.

“Sot, Kosova bëri një hap të madh në inovacionin digjital! Së bashku me Zyrën e Kryeministrit, BE-në, Qeverinë Gjermane dhe GIZ, Kosova lansoi shërbimin e saj të parë proaktiv të ngjarjeve jetësore, duke filluar me regjistrimin e lindjes. Ky shërbim i ri, i mbështetur nga BE dhe Gjermania, e bën më të lehtë regjistrimin e të porsalindurve, shtesat e lehonisë dhe vaksinimet për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav theksoi përkushtimin e BE-së për transformimin digjital, i cili ndihmon në nxitjen e zhvillimit dhe inovacionit.