Lara Kolturi në vendin e 13-të në garën e sllallomit në Austri
Në pistën e Flachau, në Austri, u zhvillua gara e sllallomit për femra, e vlefshme për Kupën e Botës, ku për Shqipërinë garoi skiatorja Lara Kolturi. Ajo e mbylli garën në vendin e 13-të, duke grumbulluar të tjera pikë të rëndësishme në renditje. Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 58”91, ndërsa pas zbritjes së […] The post Lara Kolturi në vendin e 13-të në garën e sllallomit në Austri appeared first on Albinfo.

Në pistën e Flachau, në Austri, u zhvillua gara e sllallomit për femra, e vlefshme për Kupën e Botës, ku për Shqipërinë garoi skiatorja Lara Kolturi. Ajo e mbylli garën në vendin e 13-të, duke grumbulluar të tjera pikë të rëndësishme në renditje.
Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 58”91, ndërsa pas zbritjes së dytë ajo regjistroi kohën 57”82. Kështu, me kohën e përgjithshme 1’56”73, ajo u klasifikua në vendin e 13-të, duke e konfirmuar si një skiatore që këtë sezon gjithnjë është renditur brenda “top-15” më të mirave.
Një garë e mirë për skiatoren 18-vjeçare kuqezi, që këtë vit është ngjitur dy herë në podium në garat e Kupës së Botës (dy herë e dyta). Edhe pse ajo shpresonte një renditje më të mirë në këtë garë, kushtet e vështira atmosferike e penguan disi.
Ky sezon mbetet mjaft pozitiv për skiatoren shqiptare, që po vlerësohet për paraqitjet e saj në një moshë mjaft të re. ajo do të vijojë konkurrimin në garat e ardhshme të Kupës së Botës.
The post Lara Kolturi në vendin e 13-të në garën e sllallomit në Austri appeared first on Albinfo.