Largohet tabela në Plavë që shfaqi Pejën me simbole të Serbisë

Një tabelë e vendosur në Plavë, e cila i referohej Pejës si pjesë e Serbisë. Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në opinion. Lidhur me fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale e cila tregon qartë tabelën e verdhë, deputeti në parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj, ua dërgoi një letër të

Largohet tabela në Plavë që shfaqi Pejën me simbole të Serbisë

Një tabelë e vendosur në Plavë, e cila i referohej Pejës si pjesë e Serbisë. Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në opinion.

Lidhur me fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale e cila tregon qartë tabelën e verdhë, deputeti në parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj, ua dërgoi një letër të hapur presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit malazez, Jakov Milatoviq, kryeministrit shqiptar Edi Ramës, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Ju drejtohem si një qytetar i shqetësuar, i lindur në Mal të Zi, i vetëdijshëm për rëndësinë e çdo mesazhi dhe simboli në një shtet multietnik, sovran dhe demokratik. Në një nga pjesët e rrugës kryesore në Mal të Zi, është vendosur tabela rrugore që tregon drejtimin për në qytetin e Pejës, por në vend që të shënojë shtetin e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, tabela shkruan “Serbia”. Një shtrembërim i tillë i fakteve gjeografike dhe politike nga një shtet që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian jo vetëm që mashtron qytetarët dhe vizitorët, por edhe një fyerje e rëndë për të gjithë ata njerëz në Mal të Zi që e shohin diversitetin si vlerë- veçanërisht për: -Popullsinë e Kosovës të cilëve iu mohohet identiteti dhe shtetësia e atdheut. -Popullsinë malazeze, e cila gjatë historisë ka vuajtur pikërisht nga ideologjitë që fshijnë, mohojnë dhe ndryshojnë realitetin”, thuhej në letrën e tij.

Pas krejt reagimeve, kjo tabelë tashmë është larguar.

Shenja, sipas Edon Balidemajt nga Forumi Shqiptar ishte vendosur pa autorizim të organit përgjegjës.