LDK dhe PDK nuk do të votojnë për kryeparlamentarin më 15 prill

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri më 15 prill, ditën kur pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta votuar kryetarin që propozohet nga vetë ata. Të premten, krerët e partive politike që dolën e dyta, respektivisht e treta thonë që nuk do të votojnë kandidatin e propozuar […] The post LDK dhe PDK nuk do të votojnë për kryeparlamentarin më 15 prill appeared first on Albinfo.

LDK dhe PDK nuk do të votojnë për kryeparlamentarin më 15 prill

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri më 15 prill, ditën kur pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta votuar kryetarin që propozohet nga vetë ata.

Të premten, krerët e partive politike që dolën e dyta, respektivisht e treta thonë që nuk do të votojnë kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kushtetuta parasheh që më 15 të konstituohet Kuvendi. Nuk është e thënë që ne patjetër të votojmë, krejt çka presim është që më 15 të propozohet kryetari i Kuvendit, dhe ne të propozojmë nënkryetarët. Pse duhet të jetë problemi të votohet kryetari i Kuvendit? Nuk është telashe të bëhen 61 vota. Unë vetëm shpresoj që do të ketë respektim, së pari të vullnetit qytetar, votës së qytetarit, dhe Kushtetutës së Kosovës. Të martën, partia e parë duhet të propozojë kryetarin e Kuvendit – kjo është me rëndësi të ndodhë. Në momentin që ndodh kjo, jam i bindur se nuk do të ketë asnjë telashe që të bëhen 61 vota”, ka thënë Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

E kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se partia që ka dalë e para duhet ta krijojë shumicën parlamentare.

“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për vete nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës në radhë të parë fare. Pra, minimalisht duhet t’i ketë 61 vota, më pas shihemi për gjëra të tjera. E njohim të drejtën e plot të partisë së parë që të provojë bëjë shumicën. Nëse jo, pas 15 ditëve, Kushtetuta ia njeh të drejtën secilës parti që dëshmon para presidentes që mund ta bëjë shumicën që ta bëjë një gjë të tillë. S’kemi mbrri në atë pikë. Do të jem transaprent kur të mbërrijmë aty”, tha Abdixhiku.

The post LDK dhe PDK nuk do të votojnë për kryeparlamentarin më 15 prill appeared first on Albinfo.