LDK mirëpret vendimin e PZAP-së, thotë se s’do ta tolerojë VV’në: Ata që përhapin dezinformata do të mbajnë përgjegjësi ligjore

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mirëpritur vendimin e PZAP-së, përmes të cilit është hedhur poshtë ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për mospranim të votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit përmes postës. Nga LDK është dënuar fushata e ‘‘organizuar të shpifjeve dhe dezinformatave të Lëvizjes Vetëvendosje’’, e cila sipas LDK-së ka ‘‘për qëllim të

LDK mirëpret vendimin e PZAP-së, thotë se s’do ta tolerojë VV’në: Ata që përhapin dezinformata do të mbajnë përgjegjësi ligjore

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mirëpritur vendimin e PZAP-së, përmes të cilit është hedhur poshtë ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për mospranim të votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit përmes postës.

Nga LDK është dënuar fushata e ‘‘organizuar të shpifjeve dhe dezinformatave të Lëvizjes Vetëvendosje’’, e cila sipas LDK-së ka ‘‘për qëllim të komprometojë procesin zgjedhor dhe të delegjitimojë rezultatet që nuk i përshtaten interesave të saj’’.

Po ashtu, në komunikatën e saj, LDK ka paralajmëruar se ‘‘nuk do të tolerojë’’ VV-në, pasi që të gjithë ata që përhapin dezinformata me qëllim të cenimit të integritetit të zgjedhjeve dhe të institucioneve të pavarura do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Komunikata:

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin PZAP-së i cili konfirmon se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të manipuluar dhe delegjitimuar procesin zgjedhor ishin të pabazuara dhe shpërfaqin mosgatishmërinë e tyre për të pranuar vullnetin e mërgatës sonë. Ky akt e dëshmon qartë se pretendimet e tyre ishin thjesht një përpjekje për të mbrojtur organizimin e vetëm partiak të manipulimit të votës së mërgatës të dokumentuar me video.

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër fushatën e organizuar të shpifjeve dhe dezinformatave të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka për qëllim të komprometojë procesin zgjedhor dhe të delegjitimojë rezultatet që nuk i përshtaten interesave të saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të tolerojë që Vetëvendosje të vazhdojë të përdorë shpifjet dhe manipulimet për të përmbysur vullnetin e qytetarëve dhe për të krijuar një realitet të rremë zgjedhor. Të gjithë ata që përhapin dezinformata me qëllim të cenimit të integritetit të zgjedhjeve dhe të institucioneve të pavarura do të mbajnë përgjegjësi ligjore. LDK do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të paditur për shpifje të gjithë ata që përpiqen të ndikojnë në mënyrë të paligjshme dhe antidemokratike në rezultatet zgjedhore.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e secilit votues, brenda e jashtë Kosovës. Përpjekjet e Vetëvendosjes për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, shpifje dhe dezifnormata do të sfidohen me vendosmëri. Demokracia nuk mund të jetë peng i një partie që nuk e pranon vullnetin e lirë të qytetarëve.

Mbi të gjitha, LDK falënderon mërgatën për besimin dhe përkrahjen e pakontestueshme gjithnjë e në rritje.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të punojë të jetë edhe më afër mërgatës sonë, anembanë botës duke ju përgjigjur aspiratave tona të përbashkëta për një Kosovë të zhvilluar e të integruar në institucionet euro-atlantike.