Lëndohet sërish Ismajli, sërish ndaj Juventusit

Ironia e fatit është se Ismajli u dëmtua po ndaj Juventusit, edhe rreth një muaj më parë The post Lëndohet sërish Ismajli, sërish ndaj Juventusit appeared first on Albinfo.

Lëndohet sërish Ismajli, sërish ndaj Juventusit

Duket nuk kanë fund shqetësimet për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajlin.

Ai ka luajtur vetëm pjesën e parë të takimi mes Juventusit dhe Empolit, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë, transmeton albinfo.ch.

Mbrojtësi kuqezi ka lënë fushën e lojës që në fillimin e pjesës së dytë për shkak të një dëmtimi, shkalla e të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Ironia e fatit është se Ismajli u dëmtua po ndaj Juventusit, edhe rreth një muaj më parë.

Sot, me gjasa do të përcaktohet edhe shkalla e dëmtimit të mbrojtësit Ardian Ismajli, ku natyrisht trajneri Silvinjo do të rrijë me gishtat e kryqëzuar, pasi sikurse dihet në muajin mars për kombëtaren kuqezi fillon edhe aventura eliminatore për Botërorin 2026.

The post Lëndohet sërish Ismajli, sërish ndaj Juventusit appeared first on Albinfo.