Letra e Kurtit për Abdixhikun, Gjini e analizon si “manipulim të opinionit publik”
Manipulim i opinionit publik…për të lënë përshyptjen ‘unë po dua, këta s’po duan’. Kështu e analizon letrën e Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini. “Jemi në një fazë ku letrat dhe fjalët e kanë qëllim vetëm manipulimin e opinionit publik, nuk e kanë një qëllim të natyrës tjetër. Ta lënë përshtypjen

Manipulim i opinionit publik…për të lënë përshyptjen ‘unë po dua, këta s’po duan’.
Kështu e analizon letrën e Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
“Jemi në një fazë ku letrat dhe fjalët e kanë qëllim vetëm manipulimin e opinionit publik, nuk e kanë një qëllim të natyrës tjetër. Ta lënë përshtypjen se ‘unë po dua, këta nuk po duan’. Dërgohet një letër me qëllim për t’u kthyer si ‘jo’”, tha Gjini në Klan Kosova.
“Ne nuk besojmë që është në të mirën e Kosovën të vazhdojë të qeverisë Albin Kurti. E ka thënë kryetari Haradinaj vet që jo vetëm ai por ka shumë prej nesh që kur jemi në politikë i synojmë postet politike por i synojmë për një qëllim, që fundi i fundit mund të duket egoiste por është për Kosovën”.