Lëvizja që do të tronditë mesfushën e Milanit është pranë
Pas një merkatoje verore ku janë bërë disa përforcime të rëndësishme në mesfushë, AC Milan duket se nuk ka mbyllur ende kapitullin e afrimeve. Pavarësisht se skuadra ka ndryshuar dhe përmirësuar profilin e mesfushës, ndeshja hapëse e sezonit ka nxjerrë në pah disa boshllëqe që kërkojnë adresim. Sipas raportimeve të fundit nga Calciomercato, drejtuesit e […]

Pas një merkatoje verore ku janë bërë disa përforcime të rëndësishme në mesfushë, AC Milan duket se nuk ka mbyllur ende kapitullin e afrimeve. Pavarësisht se skuadra ka ndryshuar dhe përmirësuar profilin e mesfushës, ndeshja hapëse e sezonit ka nxjerrë në pah disa boshllëqe që kërkojnë adresim.
Sipas raportimeve të fundit nga Calciomercato, drejtuesit e kuqezinjve po vlerësojnë mundësinë për të sjellë një tjetër mesfushor në “San Siro”, dhe në horizont duket një emër i njohur: Adrien Rabiot. Francezi, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit, ka një situatë të paqartë në Itali dhe interesimi i Milanit po rritet ndjeshëm, përcjell ORAinfo.
Rabiot nuk është emri i vetëm në listë. Edhe Giovanni Fabbian është në radar, por transferimi i mundshëm i francezit do të shoqërohej me largimin e Yunus Musah, i cili nuk ka bindur plotësisht. Nëse kjo ndodh, mund të hapet rruga për një lëvizje të madhe që do të rikthente Rabiot nën urdhrat e Massimiliano Allegrit, trajnerit që e njeh mirë nga koha te Juventus.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se emri i Rabiot po “fiton terren” në diskutimet e brendshme dhe mund të kthehet në një objektiv konkret në ditët e fundit të merkatos. Megjithatë, konkurenca është e fortë, pasi edhe Interi dhe Juventusi po monitorojnë me kujdes zhvillimet.
Situata është fluide, por një gjë është e sigurt: merkatoja e Milanit nuk ka përfunduar ende, dhe mesfusha mbetet një prioritet. /ORAinfo/