Ligjvënësit spanjollë miratojnë planin për zhvendosjen e emigrantëve të mitur nga ishujt Kanarie
Ligjvënësit spanjollë miratuan të enjten një plan për të zhvendosur mijëra migrantë të mitur, që aktualisht qëndrojnë në qendra rinore të mbipopulluara – kryesisht në Ishujt Kanarie – drejt pjesëve të tjera të vendit, pasi këto zona përballen me flukse të larta migracioni. Shtatë ishujt spanjollë në brigjet atlantike të Afrikës veriperëndimore strehojnë mbi 6,000 [...]Read More...

Ligjvënësit spanjollë miratuan të enjten një plan për të zhvendosur mijëra migrantë të mitur, që aktualisht qëndrojnë në qendra rinore të mbipopulluara – kryesisht në Ishujt Kanarie – drejt pjesëve të tjera të vendit, pasi këto zona përballen me flukse të larta migracioni.
Shtatë ishujt spanjollë në brigjet atlantike të Afrikës veriperëndimore strehojnë mbi 6,000 të mitur emigrantë, ndërsa në Afrikën e Veriut ka mbi 800 të tillë, të gjithë duke jetuar në kushte të mbingarkuara dhe shpesh të papërshtatshme.
Për të përballuar këtë situatë, Bashkimi Evropian shpalli një ndihmë shtesë prej 14 milionë euro për Ishujt Kanarie në shtator 2024, duke rritur kapacitetin e pritjes dhe përmirësuar kushtet e qendrave të strehimit. Megjithatë, fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve ka thelluar krizën humanitare, me mbi 10,400 viktima në det gjatë vitit 2024.
Plani i ri i miratuar për zhvendosjen e emigrantëve të mitur ka për qëllim të shpërndajë ngarkesën mbi qendrat e strehimit, duke ofruar kushte më të mira për të miturit dhe duke lehtësuar situatën në Ishujt Kanarie dhe Ceutë.
/ abcnews.al