Lista e lumturisë: Fiton sërish Finlanda.Vendi nordik mban kryesimin, SHBA bie në nivelin më të ulët

Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë për të tetin vit radhazi, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025. Përveç Finlandës, Danimarka, Islanda dhe Suedia kanë vendet e para në raportin vjetor të publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit. Shqipëria u rendit në vendin e 89 në Indeksin e Lumturisë [...]Read More...

Lista e lumturisë: Fiton sërish Finlanda.Vendi nordik mban kryesimin, SHBA bie në nivelin më të ulët

Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë për të tetin vit radhazi, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025.

Përveç Finlandës, Danimarka, Islanda dhe Suedia kanë vendet e para në raportin vjetor të publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit.

Shqipëria u rendit në vendin e 89 në Indeksin e Lumturisë për vitin 2025.

Shteti më i lumtur në rajon është Kosova, e 29-a në botë, e ndjekur nga Serbia, që renditet në vendin e 31, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 56, Mali i Zi në vendin e 71, Maqedonia e Veriut, në vendin e 86.

Renditja e vendeve u bazua në përgjigjet që njerëzit japin kur u kërkohet të vlerësojnë jetën e tyre.

Studimi u krye në partneritet me firmën analitike Gallup dhe Rrjetin e Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Studiuesit thonë se përtej shëndetit dhe pasurisë, disa faktorë që ndikojnë në lumturinë në dukje janë të thjeshta: ndarja e vakteve me të tjerët, të kesh dikë ku të mbështetesh, mbështetja sociale dhe madhësia e familjes.

Besimi në mirësinë e të tjerëve është gjithashtu shumë më i lidhur me lumturinë sesa mendohej më parë, sipas gjetjeve të fundit.

SHBA bie në pozicionin e saj më të ulët ndonjëherë në renditjen e lumturisë.

Pavarësisht luftës me Hamasin, Izraeli doli në vendin e 8-të. Kosta Rika dhe Meksika hynë në top 10 për herë të parë, duke u renditur respektivisht në vendin e 6-të dhe të 10-të.

Afganistani renditet sërish si vendi më i palumtur në botë dhe veccanërisht gratë afgane që e kanë jetën më të vështirë.

Sierra Leone në Afrikën perëndimore është e dyta më e palumtur, e ndjekur nga Libani që renditet i treti nga fundi./abcnews.al