Lista Serbe thotë se i fitoi të dhjetë mandatet

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo parti i ka fituar dhjetë nga dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se fushata ishte “e tmerrshme dhe brutale” kundër partisë së tij, por i falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, si dhe serbët e zhvendosur që erdhën nga Serbia për

Lista Serbe thotë se i fitoi të dhjetë mandatet

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo parti i ka fituar dhjetë nga dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se fushata ishte “e tmerrshme dhe brutale” kundër partisë së tij, por i falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, si dhe serbët e zhvendosur që erdhën nga Serbia për të votuar.

“Mirënjohje e madhe për Aleksandar Vuçiqin, ne kemi një shtet, një president. Ne nuk kemi shtet tjetër, e as që po e kërkojmë”, tha Ellek në konferencën për gazetarë.

Pas konferencës, disa vetura me flamuj të Listës Serbe dhe të Serbisë qarkulluan nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut, duke u rënë borive./Sinjali/