Lituani/ Katër ushtarët amerikanë humbën jetën gjatë trajnimit, gjenden mjeti i tyre

Një automjet është gjetur gjatë kërkimit për katër ushtarë amerikanë që humbën gjatë trajnimit në Lituani, njoftoi ushtria amerikane të mërkurën. Kërkimi për ushtarët e humbur – të cilët po trajnoheshin pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë – vazhdon. “Ushtarët, të gjithë nga Brigada e Parë, Divizioni i Tretë i Infanterisë, po kryenin trajnime taktike [...]Read More...

Lituani/ Katër ushtarët amerikanë humbën jetën gjatë trajnimit, gjenden mjeti i tyre

Një automjet është gjetur gjatë kërkimit për katër ushtarë amerikanë që humbën gjatë trajnimit në Lituani, njoftoi ushtria amerikane të mërkurën.

Kërkimi për ushtarët e humbur – të cilët po trajnoheshin pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë – vazhdon.

“Ushtarët, të gjithë nga Brigada e Parë, Divizioni i Tretë i Infanterisë, po kryenin trajnime taktike të planifikuara në momentin e incidentit,” tha ushtria amerikane në një deklaratë.

“Automjeti i blinduar i rikuperimit M88 Hercules, që katër ushtarët amerikanë të humbur po e operonin gjatë një ushtrimi, është gjetur në Lituani.”

Një operacion shpëtimi “intensiv” është duke u zhvilluar aktualisht, shkruajti ushtria e Lituanisë në X.