Lufta në Ukrainë/ Kina u bën thirrje të gjitha palëve që t’i bashkohen procesit të paqes

Kina beson se të gjitha palët e përfshira në konfliktin Rusi – Ukrainë duhet të marrin pjesë në bisedimet e paqes, tha të premten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, duke nënvizuar edhe rolin e Evropës. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ëang tha “shpresojmë që të gjitha palët e interesuara të përfshira [...]Read More...

Lufta në Ukrainë/ Kina u bën thirrje të gjitha palëve që t’i bashkohen procesit të paqes

Kina beson se të gjitha palët e përfshira në konfliktin Rusi – Ukrainë duhet të marrin pjesë në bisedimet e paqes, tha të premten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, duke nënvizuar edhe rolin e Evropës.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ëang tha “shpresojmë që të gjitha palët e interesuara të përfshira drejtpërdrejt të marrin pjesë në bisedimet e paqes në kohën e duhur”.

“Kina i sheh pozitivisht të gjitha përpjekjet kushtuar paqes, duke përfshirë çdo konsensus të arritur nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia për bisedimet e paqes. Ndërsa lufta po zhvillohet në tokën evropiane, është edhe më e nevojshme që Evropa të luajë rolin e saj për paqen, të trajtojë së bashku shkaqet rrënjësore të krizës, të gjejë një kornizë sigurie të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme dhe të arrijë paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Evropë”, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Kinës.

Presidenti i SHBA Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe të Ukrainës Volodymyr Zelensky të mërkurën dhe i ngarkoi zyrtarët të nisnin negociatat, duke shtuar se një samit me Putinin në Arabinë Saudite ishte i mundshëm./abcnews.al