Lukashenko akuzon SHBA: Po përpiqet të kthejë Rusinë kundër Kinës

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po përpiqen të “vënë” Rusinë kundër Kinës, një partner ekonomik i Bjellorusisë dhe një aleat kyç i Rusisë, në mes të afrimit të përshpejtuar midis Donald Trump dhe Vladimir Putin. “Më duket se tani ata do të përpiqen të vendosin rusët kundër [...]Read More...

Lukashenko akuzon SHBA: Po përpiqet të kthejë Rusinë kundër Kinës

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po përpiqen të “vënë” Rusinë kundër Kinës, një partner ekonomik i Bjellorusisë dhe një aleat kyç i Rusisë, në mes të afrimit të përshpejtuar midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

“Më duket se tani ata do të përpiqen të vendosin rusët kundër kinezëve. Rusët duhet ta parandalojnë këtë ,” tha ai në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, duke besuar se përfundimi i konfliktit në Ukrainë do të kishte pasoja pozitive dhe negative për Bjellorusinë, veçanërisht ato ekonomike.

Pak ditë më parë, përfaqësues amerikanë u takuan me rusët në një takim në Arabinë Saudite, mbledhje që shkaktoi reagime për faktin se nuk kishte pjesëmarrës nga Evropa dhe Ukraina.

Trump ka njoftuar gjithashtu se pritet të zhvillojë edhe një takim me Putin.

Zelensky anuloi vizitën që pritej të mbante në këtë vend në shenjë “proteste” të mospjesëmarrjes së përfaqësuesve ukrainas./abcnews.al