Lukashenko betohet për mandatin e shtatë, teksa sundimi i tij dënohet si antikushtetues
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua të martën për mandatin e tij të shtatë si president, por organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”. Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si [...]Read More...

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua të martën për mandatin e tij të shtatë si president, por organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”.
Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë.
“Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave bjelloruse për të drejtat e njeriut të martën.
Lukashenko u betua gjatë një ceremonie në kryeqytetin Minsk.
Po atë ditë, qindra mbështetës të opozitës demokratike bjelloruse organizuan protesta në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë në Lituani, Poloni dhe Republikën Çeke, për të shënuar Ditën e Lirisë së Bjellorusisë.
Më 25 marsi shënohet përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Bjellorusisë në vitin 1918 dhe tradicionalisht festohet nga opozita bjelloruse, shumë prej anëtarëve të së cilës janë detyruar të ikin jashtë vendit, ose janë burgosur nga regjimi i Lukashenkos.