Lukashenko drejt mandatit të shtatë/ Anketimi i TV shtetëror: Presidenti, 87.6 përqind të votave

Bjellorusët votuan këtë të diel në zgjedhjet që pritet t’i japin Aleksander Lukashenkos, një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të vendit. Sondazhet e para te televizionit shtetëror treguan se presidenti do të marrë tashmë një mandat të shtatë me rreth 87.6% të votave. Ai u përball me katër kandidatë të tjerë, asnjëri prej të cilëve [...]Read More...

Lukashenko drejt mandatit të shtatë/ Anketimi i TV shtetëror: Presidenti, 87.6 përqind të votave

Bjellorusët votuan këtë të diel në zgjedhjet që pritet t’i japin Aleksander Lukashenkos, një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të vendit.

Sondazhet e para te televizionit shtetëror treguan se presidenti do të marrë tashmë një mandat të shtatë me rreth 87.6% të votave.

Ai u përball me katër kandidatë të tjerë, asnjëri prej të cilëve nuk ka ngritur ndonjë sfidë apo kritikë serioze. Një total prej 6.9 milionë njerëz u regjistruan për të hedhur votat e tyre dhe sipas komisionit zgjedhor pjesëmarrja ishte mbi 80%.

Presidenti i Bjellorusisë është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, madje e ka ofruar vendin e tij si pikënisje për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022 dhe ka rënë dakord që vitin e ardhshëm të lejojë Moskën të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta sepse mediat e pavarura janë të ndaluara në Bjellorusi dhe të gjitha figurat kryesore të opozitës janë burgosur ose janë detyruar të ikin jashtë vendit.

Udhëheqësja e opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya tha se Lukashenko ishte duke projektuar rizgjedhjen e tij si pjesë e një “rituali për diktatorët”.

Presidenti i ish-republikës sovjetike thotë se janë njerëzit që kanë zgjedhur ta mbajnë atë në pushtet që nga viti 1994. Ai u zotua në një tubim të premten për të dhënë drejtësi, siguri dhe shumë mundësi.

Lukashenko përdori aparatin e tij të sigurisë për të shtypur demonstratat kundër tij, duke arrestuar dhjetëra mijëra njerëz, megjithatë ai mohon se ka të burgosur politikë./abcnews.al