Luli & Goni Lemes – Komedia e re nga krijuesit e SERIALIT H.O.T
Pas suksesit të madh të SERIALIT H.O.T (Humans of Tirana), ekipi krijues rikthehet me një projekt të ri kinematografik! “Luli & Goni Lemes” është komedia më e re shqiptare, e shkruar nga Klaudia Brahimaj dhe e drejtuar nga Bjordi Mezini, e njëjta skenariste dhe i njëjti regjisor që sollën historitë unike të serialit H.O.T Bjordi […]

Pas suksesit të madh të SERIALIT H.O.T (Humans of Tirana), ekipi krijues rikthehet me një projekt të ri kinematografik! “Luli & Goni Lemes” është komedia më e re shqiptare, e shkruar nga Klaudia Brahimaj dhe e drejtuar nga Bjordi Mezini, e njëjta skenariste dhe i njëjti regjisor që sollën historitë unike të serialit H.O.T
Bjordi Mezini njihet gjithashtu për seriale si Kokrrat dhe Dopio, teksa Klaudia Brahimaj si skenariste në prodhime si 2 Gisht Mjaltë 2 dhe I love Tropoja.
Nga SERIALI në FILM – Ekipi që di si ta bëjë publikun për të qeshur
Nëse e keni shijuar humorin autentik dhe të papritur të H.O.T, atëherë “Luli & Goni Lemes” do t’ju bëjë të qeshni edhe më shumë! Kjo komedi e re sjell të njëjtën frymë origjinale, por tani në një histori të re, të madhe dhe plot dinamika.
Një aventurë komike në mes të dimrit
Historia ndjek Lemjen, një nënë tradicionale që kërkon nusen e përsosur për të birin, Gonin, i cili është një “çun mamaje” tipik. Në kthimin e tyre nga jashtë për në Shqipëri, ata takojnë Lulin, një emigrant naiv dhe i sinqertë, i cili pa dashje bëhet pjesë e aventurës së tyre. Rrugës për në fshatin e nuses, mes aksidenteve të vogla dhe situatave absurde, Gonit i ndodh pikërisht ajo që nuk është aspak në planet e së ëmës.
Një Shqipëri ndryshe në ekranin e madh
Ndryshe nga komeditë e zakonshme verore, “Luli & Goni Lemes” sjell në ekran një Shqipëri dimërore. Pamjet, peizazhet dhe kostumografia do t’i japin filmit një ndjesi unike, ndërsa situatat komike do të bëjnë publikun të qeshë pa ndalim.
Vëmendje të madhe ka marr kasti i aktorëve protagonist, Aurela Gaçe, Dejvis Myslymi, Fjoralba Ponari dhe Margent Caushi, por dhe rikthimi i figurave të shquara si Rita Lati, Parodistët e Vlorës, Arjola Demiri, etj
Kuriozitet ka ngjallur edhe shfaqja speciale në film e këngëtarëve Irini Qirjako dhe Aleksandër Gjoka.
Ky film premton të jetë një nga komeditë më të dashura të vitit duke dal nga Prilli në gjithë kinematë shqiptare, kosovare dhe ndërkombëtare.