Lushaku- Sadriu: Si parti, arritëm të shënonim rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ajo në profilin e saj në rrjetin social në Facebook është shprehur se si LDK ata janë rritur, por nuk kanë arritur atë që e kanë synuar. ‘’Të dashur qytetarë, ju falënderoj nga zemra
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ajo në profilin e saj në rrjetin social në Facebook është shprehur se si LDK ata janë rritur, por nuk kanë arritur atë që e kanë synuar.
‘’Të dashur qytetarë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na keni dhënë në këto zgjedhje. Qëndroni të vendosur në rrugëtimin tonë, për ta bërë Kosovën vend të zhvilluar e evropian. Si parti, arritëm të shënonim rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar. Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve tregojnë se nuk kemi arritur të thyenim propagandën e urrejtjes dhe përçarjes sa duhet. Na pret shumë punë për të shpalosur mashtrimin dhe këtë punë do ta fillojmë menjëherë’’, u shpreh Lushaku-Sadriu.
Të gjithë ne duhet të angazhohemi fuqishëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të zhvilluar Kosovën, ashtu siç e meritojmë, ka shtuar ajo.