Lushaku-Sadriu: VV nuk ia doli me mendësinë absolutiste “500K zemra”, tash është turrur t’i kontestojë zgjedhjet

Kandidatja për deputete e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas ankesës së VV-së në PZAP ku kontestohen votat e LDK-së të marra nga diaspora e ku partia e Kurtit kërkon përsëritje të votimit me postë. Lushaku-Sadriu ka thënë se një gjë të tillë po e bën LVV me qëllim të zvarritjes së certifikimit, meqë nuk

Lushaku-Sadriu: VV nuk ia doli me mendësinë absolutiste “500K zemra”, tash është turrur t’i kontestojë zgjedhjet

Kandidatja për deputete e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas ankesës së VV-së në PZAP ku kontestohen votat e LDK-së të marra nga diaspora e ku partia e Kurtit kërkon përsëritje të votimit me postë.

Lushaku-Sadriu ka thënë se një gjë të tillë po e bën LVV me qëllim të zvarritjes së certifikimit, meqë nuk arritën t’i marrin votat që i donin.

Postimi i plotë:

Partia në pushtet paska nisë ankesa për procesin zgjedhor, me qëllim të vazhgitjes së certifikimit.

Arësyeja është e thjeshtë: S’po ka numra, ashtu siq donte. E, pra mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve.

Është e dukshme që rritja e LDK-së është pengesa kryesore për ta.

E po, rritja e LDK-së është vet puna e pandalshme e shumë aktivistëve e bashkatdhetarëve tanë që s’u ndalën asnjëherë.