LVV ankohet në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave të LDK-së dhe rivotim me postë
Lëvizja Vetëvendosie ka dorëzuar në PZAP ankesa, në bazë të së cilave kërkon anulim të 18 mijë votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shpallje të rivotimit me postë në diasporë. Ankesat u dorëzuan në orën e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zgjedhore e që do […] The post LVV ankohet në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave të LDK-së dhe rivotim me postë appeared first on Albinfo.

Lëvizja Vetëvendosie ka dorëzuar në PZAP ankesa, në bazë të së cilave kërkon anulim të 18 mijë votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shpallje të rivotimit me postë në diasporë.
Ankesat u dorëzuan në orën e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zgjedhore e që do të hapte rrugë për certifikimin final, transmeton albinfo.ch.
Nga kjo parti, Blerim Sallahu dhe Alim Rama deklaruar se kanë dërguar ankesë me 20 faqe për siç pretendojnë, “prova të manipulimeve” të votave nga LDK-ja.
“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare me pretendimet tona lidhur me votimet me postë, për shkak të manipulimeve, keqpërdorimeve të shumta të anëtarëve të LDK-së, lidhur me votimet me postë, që këto votime kanë pasur një adresë të vetme, dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar masivisht dhe me kimik e duar të njëjtë. Sot VV-ja kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër të jetë rivotim, dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve. Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së, të ketë rivotim të serishëm të votimit me postë, kandidatët që kanë marrë votë pakrahasimisht më shumë me postë se sa në Kosovë, të largohen nga lista, dhe të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë”, deklaroi Sallahu.
The post LVV ankohet në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave të LDK-së dhe rivotim me postë appeared first on Albinfo.