Macron dënon sulmin rus në qytetin ukrainas

Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi ashpër sulmin me raketa ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 31 personave, përfshirë dy fëmijë sot në mëngjes. “Sulmi shkaktoi viktima të shumta civile, duke përfshirë fëmijë,” shkroi sot presidenti francez, Macron. “Të gjithë e dinë se Rusia, e vetme, e donte [...]Read More...

Macron dënon sulmin rus në qytetin ukrainas

Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi ashpër sulmin me raketa ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 31 personave, përfshirë dy fëmijë sot në mëngjes.

“Sulmi shkaktoi viktima të shumta civile, duke përfshirë fëmijë,” shkroi sot presidenti francez, Macron.

“Të gjithë e dinë se Rusia, e vetme, e donte këtë luftë. Sot, është e qartë se Rusia, e vetme, po zgjedh ta vazhdojë atë”, shtoi ai.

Macron akuzoi Moskën për ndjekjen e një konflikti – duke shpërfillur jetën njerëzore, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike – duke përfshirë iniciativat e fundit të udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump.