Macron dhe Starmer do të udhëtojnë në Uashington javën e ardhshme

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të vizitojnë Uashingtonin javën e ardhshme, mes takimeve të tjera që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike ëalz. Kur u pyet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, ëaltz [...]Read More...

Macron dhe Starmer do të udhëtojnë në Uashington javën e ardhshme

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të vizitojnë Uashingtonin javën e ardhshme, mes takimeve të tjera që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike ëalz.

Kur u pyet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, ëaltz tha në një intervistë për rrjetin Fox News: “Ne po flasim me të gjitha palët dhe pastaj hapi tjetër është krijimi i grupeve teknike për të filluar diskutimin e më shumë detajeve”.

Një ditë më parë presidenti amerikan ashpërsoi retorikën ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke e quajtur atë diktator që nuk pranon të zhvillojë zgjedhje. Ai tha se Zelensky bindi SHBA që të shpenzojë 350 miliardë dollarë për një luftë që nuk mund ta fitonte.

Deklarata erdhi si reagim pasi më herët presidenti ukrainas tha se Trump po flet me gjuhën e Putin, dhe se po përpiqet ta nxjerrë atë nga izolimi ndërkombëtar./abcnews.al