Macroni në letrën drejtuar Osmanit përmend marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në letrën drejtuar Osmanit, Macron përmendi edhe marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin, transmeton klankosova.tv. Ndër të tjera, ai thotë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është hap i rëndësishëm, teksa theksoi mbështetjen e Francës edhe një

Macroni në letrën drejtuar Osmanit përmend marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën drejtuar Osmanit, Macron përmendi edhe marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin, transmeton klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai thotë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është hap i rëndësishëm, teksa theksoi mbështetjen e Francës edhe një herë.

“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”.

“Në këtë drejtim, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap thelbësor. Emërimi i një Përfaqësuesi të ri special të Bashkimit Evropian duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Macron.