Malaj takon të dërguarën e Amerikës në Kosovë, flasin për dialogun
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Anu Prattipati. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Malaj tregon se me Prattipatin kanë zhvilluar bisedë mjaft konstruktive dhe miqësore. Në takim u diskutua për të tashmen dhe të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimet politike në vend. “Ishte kënaqësi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Anu Prattipati.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Malaj tregon se me Prattipatin kanë zhvilluar bisedë mjaft konstruktive dhe miqësore.
Në takim u diskutua për të tashmen dhe të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimet politike në vend.
“Ishte kënaqësi e veçantë takimi me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Zhvilluam një bisedë mjaft konstruktive dhe miqësore, me fokus marrëdhëniet mes dy vendeve tona, zhvillimet politike në Kosovë, e tashmja dhe e ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Të dy palët shprehëm vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm mes dy ambasadave tona për përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta”, ka shkruar ambasadori Malaj.