Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës
Me vendim të Qeverisë së Malajzisë, qytetarët e Republikës së Kosovës nga tani mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh, përcjell albinfo.ch. “Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim […] The post Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës appeared first on Albinfo.

Me vendim të Qeverisë së Malajzisë, qytetarët e Republikës së Kosovës nga tani mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh, përcjell albinfo.ch.
“Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona,” deklaroi Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes së lirë dhe thellimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malajzisë.
The post Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës appeared first on Albinfo.