Maliqi: Federata të flasë me tifozët që të mos fishkëllehen himnet e shteteve kundërshtare, sidomos atyre që e njohin Kosovën
Analisti Agon Maliqi ka thënë se Federata e Futbollit duhet të flasë me tifozët që të mos fishkëllehen himnet e shteteve kundërshtare, e veçanërisht shteteve me të cilat Kosova ka marrëdhënie të mira. “Federata e Futbollit dhe shteti duhet të flasin me grupet e tifozëve dhe të ndërmarrin masa që gjatë ndeshjeve të mos fishkëllehen


Analisti Agon Maliqi ka thënë se Federata e Futbollit duhet të flasë me tifozët që të mos fishkëllehen himnet e shteteve kundërshtare, e veçanërisht shteteve me të cilat Kosova ka marrëdhënie të mira.
“Federata e Futbollit dhe shteti duhet të flasin me grupet e tifozëve dhe të ndërmarrin masa që gjatë ndeshjeve të mos fishkëllehen hymnet e shteteve kundërshtare. Tjetër gjë është ta fishkëllesh ekipin gjatë lojës si pjesë e garës, e tjetër gjë t’ua fyesh shteteve hymnin, sidomos shteteve që të kanë njohur dhe me të cilat ke marrëdhënie pozitive si psh. Sllovenia. Imazhi të cilin kjo mungesës e kulturës elementare e krijon për Kosovën në ngjarje të tilla është shumë negativ dhe pa nevojë rrezikon të prodhojë telashe diplomatike.”

