Maqedonci: FSK përfundoi me sukses trajnimin me mortaja 81mm

Welcome to Kosova Today

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë (R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me mortaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk. Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se trajnimi është realizuar në bashkëpunim me ushtrinë turke. “Trajnimi i realizuar […]

Maqedonci: FSK përfundoi me sukses trajnimin me mortaja 81mm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë (R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me mortaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se trajnimi është realizuar në bashkëpunim me ushtrinë turke.

“Trajnimi i realizuar në bashkëpunim me ushtrinë turke kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmërisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë”, ka shkruar Maqedonci.

Ndërkaq, sipas njoftimit të FSK-së, në ceremoninë përmbyllëse, komandanti i kontingjentit turk kolonel Sabri Gökhan Karamursel u nda i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Ndërsa komandanti i R3K, nënkolonel Ilir Beqiri ka falënderuar kontingjentin turk për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në, duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në  trajnime dhe bashkëpunime tjera të përbashkëta.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ministri Mbrojtjes Maqedonci Regjimentin Facebook Trajnimi Sabri Karamursel Beqiri

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ministri Mbrojtjes Maqedonci Regjimentin Facebook Trajnimi Sabri Karamursel Beqiri

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online