Maqedonci tregon pesë pikat e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar ato që i ka quajtur pikat kryesore të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, pasi të mërkurën Qeveria miratoi nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, përcjell albinfo.ch. Në konferencë për media, Maqedonci ka thënë se […] The post Maqedonci tregon pesë pikat e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes appeared first on Albinfo.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar ato që i ka quajtur pikat kryesore të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, pasi të mërkurën Qeveria miratoi nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, përcjell albinfo.ch.
Në konferencë për media, Maqedonci ka thënë se kjo marrëveshje parasheh thellim të bashkëpunimit dhe fuqizim në fushën e mbrojtjes në bashkëpunim me SHBA-në.
“Kjo marrëveshje parasheh pesë pika: Planifikimin dhe qeverisjen e mbrojtjes – pra SHBA-ja do të mbështesë planifikimin profesional të mbrojtjes dhe qeverisjes së mbrojtjes. Menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes, ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake – duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore dhe fushat e tjera për të cilat jemi duke tentuar t’i ndërtojmë në fazën e tretë të tranzicionit”, ka thënë Maqedonci.
Tutje, si pikë tjetër u përmend bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar.
“Bashkë me SHBA-në do të ndërtojmë plane për anëtarësimin në NATO dhe iniciativat regjionale. Do të na mbështesin në aspektin teknik, procedural”, ka shtuar ai.
Pika e pestë, sipas Maqedoncit, është mbështetja në aspektin e implementimit të elementeve kyç të mbrojtjes, atë të qëndrueshmërisë strategjike.
“Do ndihmojë vendin për qëndrueshmëri kolektive edhe jashtë ushtrisë, te qytetarët”, ka deklaruar ai.
Ministri vlerësoi lart gatishmërinë e SHBA-në për këtë marrëveshje të rëndësishme për vendin tonë.
Maqedonci paralajmëroi gjatë javës së ardhshme një ngjarje të rëndësisë së madhe, një iniciativë regjionale me Shqipërinë – për të cilën ka thënë se është e para në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, sa i përket raketave Javelinë, ai ka thënë se janë duke u ekzekutuar pagesat dhe Kosova do t’i ketë me kohë ato.
“Jemi duke bërë përpjekje që një sasi ta kemi këtë vit. Edhe pse e kemi theksuar se FSK-ja nuk ka mungesë të sistemeve anti-tank”, ka shtuar Maqedonci.
Për fabrikën e municioneve, ai u shpreh se me shumë gjasë ajo do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit.
Maqedonci ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i vazhdojnë të kenë qëndrim neutral për FSK-në duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, për mandat humanitar të Forcës së Sigurisë në Kosovë.
“Kjo s’na ka penguar të zhvillojmë kapacitetet ushtarake të vendit tonë. Do të vazhdojmë diskutimet me partnerët tanë që edhe NATO-ja si institucion në të ardhmen e afërt të njohë mandatin e ri të FSK-së”, ka thënë ai.
Maqedonci ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i vazhdojnë të kenë qëndrim neutral për FSK-në duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, për mandat humanitar të Forcës së Sigurisë në Kosovë.
Sa i përket trupave amerikane në Kosovë, Maqedonci ka thënë se ka ende konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezentë në kuadër të KFOR-it.
“Pos kësaj, jemi të interesuar dhe po vazhdojmë që të diskutojmë pikërisht me SHBA-në për prezencë ushtarake, edhe jashtë mandatit të KFOR-it, pra në aspektin bilateral, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK-në në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
The post Maqedonci tregon pesë pikat e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes appeared first on Albinfo.