Maqedoni e Veriut: Nga viti 2026 trafiku nën vëzhgimin e kamerave inteligjente

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut deri në fund të muajit prill pritet të dorëzohen propozim-ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik, ndërsa zbatimi i sistemit të kamerave inteligjente “Safe City” është planifikuar të nisë më 1 janar 2026. Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski, deklaroi se për vënien në funksion të […] The post Maqedoni e Veriut: Nga viti 2026 trafiku nën vëzhgimin e kamerave inteligjente appeared first on Albinfo.

Maqedoni e Veriut: Nga viti 2026 trafiku nën vëzhgimin e kamerave inteligjente

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut deri në fund të muajit prill pritet të dorëzohen propozim-ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik, ndërsa zbatimi i sistemit të kamerave inteligjente “Safe City” është planifikuar të nisë më 1 janar 2026.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski, deklaroi se për vënien në funksion të këtij sistemi është e nevojshme të ndryshohen të paktën pesë ligje, raporton AlsatM.

Sipas tij, faza testuese do të ketë për qëllim informimin e qytetarëve dhe rritjen e kulturës në trafik, përpara se të nisë ndëshkimi për shkeljet.

Si do të funksionojë sistemi “Safe City”?

Sistemi do të identifikojë automjetet përmes targave, duke i lidhur ato me pronarin e makinës. Në rast të një shkeljeje të rregullave të trafikut, do të krijohet një procesverbal, i cili do të dokumentohet me fotografi, transmeton albinfo.ch.

Pronari i automjetit do të marrë njoftim përmes mesazhit SMS ose përmes adresës elektronike, ku do të informohet për shkeljen dhe urdhërpagesën kundërvajtëse.

Pamja e parë e SMS-it ose njoftimit elektronik do të jetë e strukturuar në mënyrë të qartë, duke përfshirë detajet e shkeljes, datën, vendndodhjen dhe shumën e gjobës. Ky sistem synon të rrisë disiplinën në trafik dhe të ulë numrin e aksidenteve përmes monitorimit të vazhdueshëm dhe penalizimit të shkelësve.

 

The post Maqedoni e Veriut: Nga viti 2026 trafiku nën vëzhgimin e kamerave inteligjente appeared first on Albinfo.