Maqedoni: mbi 3 mijë aplikime për t’ia mësyjë BE-së
Raportohet se mbi 3 mijë aplikime për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian janë proceduar gjatë vitit të kaluar për shtetas nga Maqedonia e Veriut, përcjell albinfo.ch. Referuar të dhënave të Eurostat të publikuara për periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar lidhur me numrin e përgjithshëm të kërkesave për azil në vendet e […] The post Maqedoni: mbi 3 mijë aplikime për t’ia mësyjë BE-së appeared first on Albinfo.

Raportohet se mbi 3 mijë aplikime për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian janë proceduar gjatë vitit të kaluar për shtetas nga Maqedonia e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të Eurostat të publikuara për periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar lidhur me numrin e përgjithshëm të kërkesave për azil në vendet e BE-së, vihet re se Maqedonia pavarësisht një rënie sa i takon pikut të viteve më parë, vazhdon të regjistrojë shifrave shqetësuese. Që do të thotë se gjatë 11 muajve të kaluar mesatarisht në ditë kanë aplikuar 9 shtetas për azil në vendet e BE. Pas janarit, ku viti ka filluar me shufrën më të lartë të aplikimeve (535), rënia gjatë periudhës pranverë-verë ka ndryshuar duke e rritur numrin e aplikimeve sidomos në tetor.
Po të krahasosh të dhënat me kërkesat e shtetasve nga Maqedonia tetori është muaji i pikut më të madh në paraqitjen grafike mujore.
“Gjermania (16 820), Spanja (14 925), Italia (11 620) dhe Franca (11 345) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil, duke përbërë 73% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE. Norma totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në nëntor 2024 ishte 16.7 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (79.5), përpara Qipros (42.4), Spanjës dhe Luksemburgut (30.7 secila)”, thuhet në publikimin e Eurostat.
Në nëntor 2024, 75.045 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Evropian, duke shënuar një rënie prej 14% krahasuar me tetorin 2024 (86,920) dhe një rënie prej 31% krahasuar me nëntorin 2023 (108.895).
Gjithashtu, pati 6,430 aplikantë të mëparshëm, duke shënuar një rënie prej 14% krahasuar me tetorin 2024 (7475) dhe një rënie prej 5% krahasuar me nëntorin 2023 (6,740). Në nëntor 2024, sirianët vazhduan të ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil, me 11.565 aplikantë për herë të parë, të ndjekur nga venezuelianët (7210) dhe afganët (5880).
Në total, 2820 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE, shumica prej tyre nga Siria (860), Egjipti (395) dhe Afganistani (385). Vendi i BE-së që pranoi numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (875), e ndjekur nga Greqia (525) dhe Spanja (320).
The post Maqedoni: mbi 3 mijë aplikime për t’ia mësyjë BE-së appeared first on Albinfo.