Maqedonia tani për tani nuk pritet të ketë probleme me furnizim me gaz

Pas sanksioneve të SHBA-së ndaj sektorit energjetik rus, Europa po përballet me ndërprerje në furnizimin me gaz. Gazprom njoftoi se nuk ka kushte për vazhdimin e transitit përmes Ukrainës ndërsa Azerbajxhani ka pezulluar furnizimet për Bullgarinë dhe Serbinë për shkak të problemeve teknike, përcjell TV21. Maqedonia, sipas EMV-së, për momentin nuk ka probleme. Furnizuesi po […] The post Maqedonia tani për tani nuk pritet të ketë probleme me furnizim me gaz appeared first on InfoShqip.com.

Maqedonia tani për tani nuk pritet të ketë probleme me furnizim me gaz

Pas sanksioneve të SHBA-së ndaj sektorit energjetik rus, Europa po përballet me ndërprerje në furnizimin me gaz. Gazprom njoftoi se nuk ka kushte për vazhdimin e transitit përmes Ukrainës ndërsa Azerbajxhani ka pezulluar furnizimet për Bullgarinë dhe Serbinë për shkak të problemeve teknike, përcjell TV21. Maqedonia, sipas EMV-së, për momentin nuk ka probleme. Furnizuesi po kryen pa ndërprerje detyrimet për muajin janar dhe nuk raportohet për ndërprerje.

Ngrohtoret vazhdojnë të punojnë me gaz, edhe pse thirrja e fundit për mazut ka mbetur pa ofertë. Komisioni Rregullator i Energjetikës konfirmon se sanksionet nuk do të ndikojnë në furnizimet, pasi pjesa më e madhe e gazit vjen përmes Turqisë. Situata është më e vështirë për Serbinë dhe Bullgarinë. Serbia do të përdorë rezerva nëse problemi nuk zgjidhet brenda një ose dy muajve, ndërsa Bullgaria do të preket në mënyrë shtese pasi ndaloi blerjen e gazit rus në vitin 2022.

The post Maqedonia tani për tani nuk pritet të ketë probleme me furnizim me gaz appeared first on