Marigona Qerkezi duartrokitet në Stuttgart me “Tosca”, sopranoja rikthehet në skenë më 17 dhe 21 tetor

Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi është pritur me duartrokitje në Operën Shtetërore të Stuttgartit, në Gjermani, ku është paraqitur në operën “Tosca” të kompozitorit italian Giacomo Puccini, transmeton albinfo.ch.
Pas shfaqjes, artistja ka ndarë emocionet e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar publikun për pritjen e ngrohtë dhe duke e cilësuar përvojën si të veçantë.
Qerkezi do të rikthehet në skenën e Operës Shtetërore të Stuttgartit edhe më 17 dhe 21 tetor, në dy shfaqje të tjera të kësaj opere të njohur.
Paraqitjet e sopranos shqiptare në skenat e rëndësishme evropiane vazhdojnë të dëshmojnë për praninë dhe përkushtimin e saj në botën e operës, duke e bërë atë një emër të njohur të artit lirik shqiptar në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
The post Marigona Qerkezi duartrokitet në Stuttgart me “Tosca”, sopranoja rikthehet në skenë më 17 dhe 21 tetor appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



