Xhaka rikthehet zyrtarisht te Zvicra

Ashtu si pritej, Granit Xhaka, është kthyer te Zvicra për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Në listën e publikuar nga përzgjedhësi i helvetikëve, Murat Yakin, nuk mungojnë edhe dy shqiptarët, Ardon Jashari e Adrian Bajrami.
Zvicra më 13 nëntor përballet kundër Sllovenisë, ndëra pas tre ditësh ndaj Skocisë në kuadër të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, transmeton albinfo.ch.
Xhaka në fillim të muajit të kaluar u dënua me kusht nga Prokuroria Publike e Luzernit për falsifikim të certifikatës për COVID-19.
Ai i mungoi Zvicrës për katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Por tashmë është konfirmuar kthimi i tij te Zvicra.
Lista
The post Xhaka rikthehet zyrtarisht te Zvicra appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



