Masa të ftohta por të thata, mëngjeset mbesin me acar të fortë. Ja si parashikohet java e parë e shkurtit
Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta por të thata. Nën këto kushte, moti do të karakterizohet kryesisht me diell por i ftohtë, me përjashtim të ditës së sotme e cila po mbanë me mot të vranët dhe me reshje të izoluara shiu e bore, sidomos në zonat
Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta por të thata. Nën këto kushte, moti do të karakterizohet kryesisht me diell por i ftohtë, me përjashtim të ditës së sotme e cila po mbanë me mot të vranët dhe me reshje të izoluara shiu e bore, sidomos në zonat malore. Po ashtu, mëngjeset do të mbeten me acar të fortë.
Përgjatë javës në orët e mëngjesit, nuk përjashtohet mundësia edhe për mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.
Në pjesën e parë të javës era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, ndërsa në pjesën e dytë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 10-38 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 9°C, njofton Meteo Kosova. /Front Online/