Matoshi: Nëse VV-ja s’di, s’do ose s’mundet, i lëshon udhë të dytit për formimin e Qeverisë

Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline ka folur rreth formimit të Qeverisë së re. Ai thotë se Vetëvendosje si parti fituese përvec se i takon e ka edhe për obligim formimin e Qeverisë së re. ‘’Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve kombëtare dhe jo vetëm që i takon, por ka obligim që ta krijojë Qeverinë e

Matoshi: Nëse VV-ja s’di, s’do ose s’mundet, i lëshon udhë të dytit për formimin e Qeverisë

Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline ka folur rreth formimit të Qeverisë së re.

Ai thotë se Vetëvendosje si parti fituese përvec se i takon e ka edhe për obligim formimin e Qeverisë së re.

‘’Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve kombëtare dhe jo vetëm që i takon, por ka obligim që ta krijojë Qeverinë e re’’, thotë ai.

Matoshi, deklaron se pasi qe VV-së i mungojnë votat, ajo duhet të gjejë partnerë për qeverisje e pastaj edhe partnerë për përballje ndërkombëtare.

‘’Po nuk i mjaftojnë votat? Për këtë demokracia është procedurë në bashkëpunim! VV-ja ka përgjegjësinë me gjete aleatë sot në qeverisje dhe nesër në përballje ndërkombëtare’’, thotë ai.

Analisti Matoshi, deklaron se nëse VV nuk di, nuk do ose nuk mundet ta bëjë Qeverinë, duhet të lëshoj pe.

‘’Nëse s’di, s’do ose s’mundet, i lëshon udhë të dytit’’ u shpreh ai.