Matoshi sulmon Ramën për kritikat kundër Kurtit: "Përpi, ku je kon ti gjatë luftës?"

Ish-deputeteja e LVV-së, Adriana Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj postimit të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, i cili kishte kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë kontributi në luftën çlirimtare dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës.
Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, Rama kishte akuzuar Kurti për dështime në qeverisje dhe zhvillim ekonomik, duke e cilësuar si figurë të paefektive në proceset vendimtare të vendit.
Adriana Matoshi ka kundërshtuar ashpër këto deklarata, duke e akuzuar Ramën për përfshirje në "pazare politike" dhe sulme të padrejta ndaj figurave të UÇK-së dhe familjeve atdhetare. Ajo ka theksuar se postimi i Ramës është një formë e propagandës politike, duke e cilësuar diskursin e tij si të papranueshëm dhe të dëmshëm për debatin publik në Kosovë.
Në postimin e saj, Matoshi ka shprehur indinjatë duke iu drejtuar drejtpërdrejt Ramës me fjalë të ashpra:
“Paramendo paska mbet Përpi me fol për Albinin e UÇK-në!
Heej, Perpi, që rrin tu bo pazare me PDK e tu i përzon drejtorat e LDK-së, edhe tani i del kohë me sha Albinin.
Ngom ti pazargji, krejt Kosova e din që Albini në lufte u kon me Adem Demaçin. Hajde kallxona ku je kon ti? Tu chillit n’Londër njueri ua?
Duhesh me kon fort sharlatan me mbrojt saminë e me sha Albinin.
Qu kape fshisen se na ka mlu bërllogu, mos u merr me sporte t’kategorisë t’rond, se pendël je ti!”
Reagimi i Matoshit ka nxitur diskutime të gjera në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë shprehur mbështetje për postimin e saj, duke e cilësuar si një mbrojtje të figurave të UÇK-së dhe të luftës për liri.
Me pak fjalë
Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj kritkave të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, kundër Albin Kurti, duke e akuzuar atë për "pazare politike" dhe sulme ndaj figurave të UÇK-së. Postimi i saj ka nxitur debate të gjera në rrjetet sociale.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



