Mexhiti javën e ardhshme udhëton në SHBA, merr pjesë në takim me Këshillin shqiptaro-amerikan

Mexhiti javën e ardhshme udhëton në SHBA, merr pjesë në takim me Këshillin shqiptaro-amerikan

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Nju Jorkut, me ftesë të Këshillit shqiptaro-amerikan.

Mexhiti theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kombin shqiptar. Ai bëri të ditur se sot ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik edhe të Republikës së Maqedonisë edhe të kombit shqiptar. Sot kam takim me ambasadën ndërsa javën e ardhshme do të udhëtoj drejt Nju Jorkut me ftesë nga Këshilli shqiptaro-amerikan ku do të ketë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi Mexhiti.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.