Matoshi: Tash vjen Grenell dhe e tregon kursin e Zyrës Ovale për Prishtinën, si shtet nuk jemi keq, si lidership po
Analisti poltik, Halil Matoshi, për FrontOnline, thotë se Kosova është në izolim nga BE dhe SHBA. Duke folur për situatën e fundit dhe vendimeve të Administratës së Presidentit Donald Trump, thotë se Kosova po trajtohet vetëm si zonë sigurie e NATO-s dhe se në aspektin diplomatik nuk është duke u marrë askush me të. ‘’Kosova
Analisti poltik, Halil Matoshi, për FrontOnline, thotë se Kosova është në izolim nga BE dhe SHBA.
Duke folur për situatën e fundit dhe vendimeve të Administratës së Presidentit Donald Trump, thotë se Kosova po trajtohet vetëm si zonë sigurie e NATO-s dhe se në aspektin diplomatik nuk është duke u marrë askush me të.
‘’Kosova është në izolim nga BE dhe ShBA. Askush s’merret me të në aspektin diplomatik. Po trajtohet vetëm si zonë sigurie e NATO-s, pra aktualusht vetëm si zonë ushtarake’’ thotë ai.
Matoshi, thotë se së shpejti do të vije në Kosovës, emisari amerikan, Richard Grenell, i cili sipas tij do ta tregoj kursin e Zyrës Ovale karshi Kosovës.
‘’Shpejt vjen Ric Grenell e i tregon Prishtinës zyrtare cili është kursi i Zyrës ovale karshi saj!’’ shprehet ai.
Analisti politik, potencon se si shtet nuk qëndrojmë keq në raport me SHBA-në, por si lidership po.
‘’Nuk mendoj se jemi aq keq si shtet. Si lidership po’’ u shpreh ai.