Mbahen sot zgjedhjet në Gjermani, katër kandidatë në garë për postin e kancelarit
Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit pas shpërbërjes së parakohshme të koalicionit tri partiak të kancelarit aktual Olaf Scholz në nëntor. Sondazhet tregojnë favorit në këtë garë Frederich Merz, Kryetarin e Unionin Kristian Demokrat [...]Read More...

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit pas shpërbërjes së parakohshme të koalicionit tri partiak të kancelarit aktual Olaf Scholz në nëntor.
Sondazhet tregojnë favorit në këtë garë Frederich Merz, Kryetarin e Unionin Kristian Demokrat që është pasuesi i ish kancelares Gjermane në udhëheqjen e partisë së tij. Ai mbështet politika ekonomike liberale dhe synon të reduktojë burokracinë për të nxitur më tej zhvillimin ekonomik. Merz prite të marrë në votimin e të dielës 30% të mbështetjes së gjermanëve.
Në vend të dytë renditet Alice Weidel, e AFD-së partisë së ekstremit të djathtë që njihet për qasjen e saj kundër emigracionit. 45-vjecarja e cila është në një marredhënie me një grua nga Sri Lanka dhe nënë e dy fëmijeve të adoptuar ka marrë mbështetjen e Elon Musk për tu bërë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë ndërsa sondazhet e rendisin atë të dytën dhe pritet që AFD të marrë 20% të votave të Gjermanëve.
Një efekt Boomerang parashikojnë sondazhet për kancelarin gjerman aktual Olaf Scholz dhe partinë e tij. Social Demokratët nga partia më e madhe në vititn 2021 pritet tv pësojnë një humbje historike duke arritur të marrin vetëm rreth 15,5% të votave nga qytetarët Gjermanë. I katërti në këtë garë renditet Robert Habeck dhe të Gjelbërtit. Zëvendëskancelari aktual dhe ministri i Ekonomisë i njohur për kontributin e tij gjithashtu në letërsinë policeske pritet të marrë rreth 13% të votave të Gjermanëve.
Ai ka deklaruar se synon të forcojë agjendën ekologjike dhe reformat ekonomike. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës do të ketë ndikim të gjerë, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për politikën evropiane dhe marrëdhëniet transatlantike./abcnews.al