Mbërrin në Kolumbi avioni i parë me mbi 100 kolumbianë të dëbuar nga Trump
Ka mbërritur të martën, i pari nga dy avionët e forcave ajrore kolumbiane që bartnin njerëz të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, kanë bërë te ditur mediat lokale. Kolumbia i ka hapur kështu rrugën administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të hequr kufizimet e vizave dhe masat e tjera për qytetarët kolumbianë, në [...]Read More...

Ka mbërritur të martën, i pari nga dy avionët e forcave ajrore kolumbiane që bartnin njerëz të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, kanë bërë te ditur mediat lokale.
Kolumbia i ka hapur kështu rrugën administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të hequr kufizimet e vizave dhe masat e tjera për qytetarët kolumbianë, në rast se shteti latin do të refuzonte t’i pranonte qytetarët e saj, raporton Reuters.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka parandaluar një katastrofë ekonomike fundjavën e kaluar, pasi diplomatët nga qeveria e tij dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje për fluturimet e dëbimit, pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar vendosjen e tarifave prej 25% për mallrat kolumbiane.
Zyra e jashtme e Kolumbisë ka bërë të ditur se avioni i parë transportonte 110 kolumbianë nga San Diego, Kaliforni dhe se i dyti do të mbërrinte gjithashtu të martën.